Arrestohet shqiptari në Greqi, “kapo” i drogës

Policia greke ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 31-vjeçar, shtetas shqiptar, i cili dyshohet se është drejtues i një bande të trafikut të drogës.

Sipas policisë greke, personi i arrestuar është shtetasi Erius Tarifaj, i cili prej disa kohësh ishte shpallur në kërkim. 31-vjeçari akuzohet si drejtues i një bande të trafikut të drogës kryesisht kanabis, kokainë dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat grake kanë raportuar se hetimet e policisë kishin nisur që prej qershorit të vitit të kaluar. Ndërkohë, banda e kishte shtrirë aktivitetin e saj në Athinë dhe në dy qytete të tjera, Kaliforni dhe Peloponez.

Në kuatër të po këtij operacioni, policia greke vuri në pranga 5 ditë më parë edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë, ndërsa mes tyre edhe një polic grek, të cilët dyshohen se janë të lidhur me këtë bandë të drogës.

Shkarkoni aplikacionin e A2