Infermieri sekser u merrte studentëve 200 mijë lekë për provim

Një infermier në spitalin e Korçës është vënë pranga nga policia e këtij qyteti pasi akuzohet se u merrte para studentëve në universitet për t’i kaluar në provimet e degës së Infermierisë.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Alku Gjalli, pasi ndaj tij gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas deklaratës së bërë publike nga policia, shtetasi Alku Gjalli u premtonte studentëve se do t’i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë dhe u merret nga 150 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë lekë.

Mësohet se në lidhje me këtë rast, po hetohet edhe mundësia e përfshirjes së të tjerë personave, si sekserë, por edhe të pedagogëve të lidhur me ta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN