Futbolli në plan të dytë, rotacion në jetën e Ronaldos

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithatë në merkaton e kësaj vere kur nga Reali i Madridit, me të cilin arriti suksese të jashtëzakonshme, u transferua në Itali te Juventusi.

Pritja ishte e jashtëzakonshme, duke bërë që tifzoët bardhezinj të nisnin menjëherë të mendonin për fitimi Champions League ende pa nisur sezoni.

Por deri tani portugezi nuk ka arritur të mbushë pritshmëritë, duke arritur të realizoi vetëm 4 gola në 8 javët e para të kampionatit.

Megjithatë, në anën profesionale duket se Ronaldo i këtij sezoni nuk është aspak ai i viteve të fundit, pasi jo vetëm me Juventusin, por sulmuesi është tërhequr përkohësisht edhe nga kombëtarja e Portugalisë, të paktën për ndeshjet e Ligës së Kombeve ku ka preferuar të pushojë me familjen e tij, ndërsa shokët e Juventusit përfaqësonin kombëtaret e tyre në këtë kompeticion, por edhe më gjerë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, Ronaldo sërish ka mbetur epiqendra e mediave, por këtë herë jo më për anën e tij sportive dhe sukseset në sportin më të bukur në botë, por për jetën e tij personale.

Kohët e fundit, ndaj portugezit kanë vluar “lum” akuzash për abuzime seksuale. Fillimisht ishte 32-vjeçarja Kathyrn Mayorga, e cila e riktheu portugezin 9 vite prapa, ndërsa pas saj dolën në skenë me akuzat e tyre edhe 4 femra të tjera.

Kathyrn Mayorga e akuzoi yllin e Juventusit se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Ronaldo doli menjëherë dhe e përgënjeshtroi një akuzë të tillë, por nuk ja hodhi kaq lehtë. Aiu dërgoi avokatin e tij në Las Vegas për t’u mbrojtur nga këto akuza. Por kur kjo çështje është në vazhdim e sipër, tashmë mbetet për t’u parë se si portugezi do të vazhdojë sezonin me Juventusin dhe a do të jetë ai deciziv në vazhdim me bardhezinjtë duke i ndihmuar ata drejt plotësimit të ëndrrës për t’u shpallur kampion në Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN