Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Milionat lumë, firmoset kontrata më e majme në historinë e sportit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2018, 11:10 | Sporte të tjera

Saul 'Canelo' Alvarez ka nënshkruar një kontratë me DAZN prej së cilës do të përfitojë plot 365 milionë dollarë në pesë vite. Kjo besohet se është kontrata më e majme që një sportist ka nënshkruar ndonjëherë, duke tejkaluar kontratën prej 325 milionë dollarësh për 11 vjet që bejsbollisti i Miami Marlins Giancarlo Santon kishte firmosur në vitin 2014.

Boksieri i peshave të mesme, i cili vetëm së fundmi ka rrëzuar nga froni Gennady golovkin në Las Vegas, ka lidhur të ardhmen e tij me kompaninë e transmetimit të eventeve sportive në internet për pesë vite dhe për 11 ndeshjet e tij të ardhshme.

Canelo kundër Golovkin 

Shifra bëhet edhe më marramendëse duke marrë në konsideratë se deri para firmosjes së saj, meksikani kishte një pasuri që vlerësohej vetëm 44,5 milionë dollarë, sipas Forbes, një pjesë të mirë të së cilës e vuri pasi arkëtoi 50 milionë dollarë në fitoren ndaj Golovkin në shtator. Ai mban titullin e kampionit të peshave të mesme në versionet ËBA dhe ËBC, me një rekord prej 50 fitoresh (34 me KO), 1 barazimi dhe 2 humbjesh.

Sigurisht që Alvarez do të mund të ndeshet me boksierë që kanë kontrata me kompani të tjera transmetimi, me kusht që ato të arrijnë një marrëveshje paraprake me DAZN. Kontrata fantastik vjen në një moment ideal për meksikanin, pasi kompania televizive HBO, që deri më tan i ka transmetuar ndeshjet e tij, vendosi që të mos shfaqë më përballje boksi duke filluar nga viti 2019.

A2 CNN Livestream

Dita jonë