Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Shokohet bota e teknologjisë, ndërron jetë Paul Allen

Nga A2 CNN
17 Tetor 2018, 14:10 | Aktualitet
Paul Allen dhe Bill Gates

Bota e teknologjisë u trondit dje nga lajmi i vdekjes së papritur të miliarderit Paul Allen, bashkëthemelues i gjigandit Microsoft. Amerikani 64 vjeçar ndërroi jetë në Seattle vetëm pak javë pas analizave që tregonin shenjat e linfomës të Hodgkinit, një formë e kancerit që prek sistemin imunitar.

Allen dhe ish shoku i tij i shkollës Bill Gates themeluan në vitin 1975 kompaninë Microsoft, që revolucionoi botën e informatikës dhe veçanërisht atë të sistemeve operative, me programe që sot bëjnë pjesë në përditshmërinë e miliarda përdoruesve, si Windows, Outlook etj.

Gjeniu i informatikës, pasuria e të cilit kapte sipas revistës Forbes shifrën e 20 miliardë dollarëve, ishte edhe një filantrop i shquar, që ndër vite ka dhuruar më shumë se 2 miliardë dollarë në bamirësi dhe për luftën kundër virusit Ebola.

Bill Gates u shpreh i shokuar nga vdekja e mikut të tij, duke shtuar: “Pa Paulin, bota e kompjuterëve siç e njohim nuk do të kishte ekzistuar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani