Si ra në prangat e policisë reperi Stresi, u kap me armë e kokainë

Fansat e tij ishin në pritje të projektit të ri muzikor, por mbrëmjen e së mërkurës morën lajmin se reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës.

Policia bëri të ditur se vuri në pranga shtetasin Arkimed Lushaj pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës “arrest me burg” për veprën penale “Proddhim dhe mbajte pa leje të armëve luftarake”.

Policia e nisi deklaratën e saj se reperi i njohur është anëtar i një grupi kriminal në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “trafikim narkotikësh” dhe krimeve “kundër personit”, ndërsa u vu në pranga në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”.

Arrestimi i Arkimed Lushajt është bërë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim mes policisë dhe Prokurorisë me metoda special. Stresi u vu në pranga ndërsa ishte në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë.

Policia publikoi edhe një video nga momenti i arrestimit, ku Stresi duket se as nuk e ka pritur një ndërhyrje të policisë dhe ka qenë i shtrirë në krevat në momentin kur policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar atë menjëherë. Arkimed Lushaj njihet për probelmet e tij me policinë, pasi është arrestuar edhe disa herë të tjera. Për t’u theksuar është rasti kur ai u ndalua nga policia dhe më pas arriti të arratisej nga komisariati.

Shkarkoni aplikacionin e A2