Statuja prej dylli e Nicki Minaj çmend fansat, shtohet siguria në muze / FOTO

Muzeu i Madame Tussauds në Las Vegas është detyruar që të shtojë sigurinë për statujën në dyll të yllit të muzikës Nicki Minaj, pasi vizitorët nisën të bënin foto dhe video provokuese me të.

Materialet të cilësuara me përmbajtje jo të përshtatshme u shpërndanë në rrjetet sociale duke detyruar kuratorët e muzeut të vendosnin edhe një gardh rreth statujës së këngëtares, ku Minaj shfaqet në një pozë tepër provokuese, e ulur në katër gjymtyrët, frymëzuar nga performanca e saj në videoklipin e këngës Anaconda. Pranë saj janë shfaqur meshkuj dhe femra, të cilët realizojnë foto dhe video thuajse erotike për të tërhequr më së shumti vëmendje në rrjetet sociale.

Vetë këngëtarja ka postuar një video nga statuja e dyllit në Instagram, duke marrë më shumë se 300 000 pëlqime. Por jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Këngëtarja tjetër, Azealia Banks, kritikoi vendimin duke shkruar në Twitter: “Edhe pse ajo grua ka arritur aq shumë, duhet patjetër ta portretizonin në gjunjë… Pse të mos ishte në këmbë me mikrofon në dorë?”.

Edhe në rrjetet sociale vendimi për pozicionimin e Minaj është kritikuar, duke u quajtur edhe si një veprim racist, duke detyruar Muzeun që të kërkojë falje për veprimet e pahijshme të vizitorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2