Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U shtir si viktimë e një sulmi terrorist, francezja përfundon në burg

Nga A2 CNN
17 Tetor 2018, 14:44 | Bota

Një grua franceze është dënuar me burg pasi ka mashtruar autoritetet duke u shtirur si një prej viktimave të sulmit terrorist në Paris në vitin 2015.

Alexandra Damien do të kalojë gjashtë muaj pas hekurave pasi është gjykuar fajtore për akuzat e mashtrimit dhe përfitimit të paligjshëm. 33-vjeçarja mendohet se ka arritur të arkëtojë deri në 20 000 euro nga fondi i caktuar për viktimat e sulmit në kryeqytetin francez. Damien kërkoi falje para gjykatës duke u përlotur pasi u provua se e shtyrë nga dëshira për të fituar para kishte përfituar nga tragjedia.

Në nëntor 2015, 130 persona u vranë nga njerëz të armatosur në kryeqytetin francez. Sulmet u morën përsipër nga Shteti Islamik, pjesëtarë të të cilit u shënjestruan thuajse njëkohësisht një sallë koncertesh, një stadium ku po luante skuadra kombëtare, disa restorante dhe bare.

Damien kishte menduar të shkonte në një nga baret e sulmuar atë natë, Le Carillon, por ndryshoi planet. Por më vonë postoi në rrjetet sociale një foto të sajën me një shenjë në fytyrë duke pretenduar se ishte shkaktuar nga Kallashnikovi i një prej terroristëve.

Ajo gjithashtu bëri edhe një tatuazh në krah me moton e qytetit të Parisit - "Fluctuat nec mergitur" – një frazë në latinisht që përkthehet "Lëkundet por nuk mbytet”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli