Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hapet rruga për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Nga A2 CNN
18 Tetor 2018, 12:40 | Kosova

Parlamenti i Kosovës i ka hapur rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi ka miratuar tri projektligjet e propozuara nga qeveria për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes është ka marrë 101 vota pro, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës 98, ndërsa ai për shërbimin në këtë forcë 96, duke mos u mbështetur vetëm nga deputetët e Listës Serbe.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1131925723624756/

Menjëherë pas votimit, Presidenti Hashim Thaçi i cilësoi pjesëtarët e FSK si “ushtarë” të Kosovës në një postim në Facebook, ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj tha në Parlament se me këtë hap të gjithë në Kosovë mund të ndihen më të sigurt, edhe pjesëtarët e komuniteteve.

Ministri i FSK Rustem Berisha konfirmoi se Ministria e re e Mbrojtjes do të kryejë të gjitha funksionet në përputhje me kushtetutën e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë