Ngjarje e rëndë në Fier, vritet me thikë një 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Fierit. Një i ri, vetëm 16 vjeç mbeti i vrarë me thikë pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, pranë gjimnazit “Janaq Kilicia”.

Viktima, i identifikuar si Dionis Vrenozi, është gjetur i mbuluar me gjakë nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar më pas ambulancën. 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra me thikë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia arriti të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, F.G., rreth 17 vjeç e më pas ngriti disa pika kontrolli në qytet.

Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, 17-vjeçari mësohet se është dorëzuar në polici. Dëshmia e tij tashmë pritet të hedhë më shumë dritë për arsyet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë që i mori jetën 16-vjeçarit Dionis Vrenozi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN