Pas Florenc Beqirajt humb jetën një tjetër azilant shqiptar në Francë

Një tjetër lajm i rëndë ka ardhur këtë të enjte nga Metzi i Francës, ku mësohet se një i ri shqiptar, i cili kishte shkuar në vendin e BE si azilant ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para dhe sipas raportimeve të mediave franceze, dyshohet se  26-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jëtën pasi është përplasur nga një makinë.

Megjithatë, ende grupi hetimor nuk ka dalë me një version zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimi është në disa pista për shkaqet e vdekjes së të riut shqiptar në Francë.

***

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, rasti i të ndjerit Florenc Beqiraj bëri bujë në media duke sjellë edhe reagimin e autoriteteve shqiptare, por edhe atyre franceze.

Beqiraj, 22 vjeç, humbi jetën pasi  fillimisht u gjet pa ndjenja në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. I riu shqiptar qëndroi disa ditë në koma, ndërsa më pas fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Në autopsinë e autoriteteve franceze thuhet se: Florenc Beqirajt iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Po mbi këtë rast, francezët qëndruan të rezerveruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN