Debutim i shkëlqyer për LeBron, jo për Lakers (VIDEO)

LeBron James shënoi 26 pikë në debutimin e tij për Los Angeles Lakers në NBA, por skuadra e tij u mund 128-119 nga Portland Trail Blazers në ndeshjen e parë të sezonit. Katër herë fitues i MVP, i cili u bë debutuesi i dytë që shënonte më shumë pikë në ndeshjen e parë, realizoi edhe 12 ribaunde dhe 6 aisist.

Damian Lillard shënoi 28 pikë për Portland ndërsa Nik Stauskas realizoi 24, duke barazuar rekordin e tij personal në ndeshjen debutuese me Blazers. Kjo ishte fitorja e 16-të radhazi për Portland kundër Lakers, një seri që nis prej vitit 2013

16 herë kampionët e NBA sigurisht që kishin shpresuar për një tjetër debutim, edhe pse blerja e tyre më e madhe, James, shkëlqeu në ndeshjen e parë zyrtare. 33-vjeçari në nënshrkroi gjatë verës një kontratë të majme me Lakers, prej së cilës do të fitojë 154 milionë dollarë në katër vite.

Në përfundim të ndehsjes ylli i basketbollit tha për gazetarët se do të duhet pak kohë që grupi të bëhet më i bashkuar. “Këto gjëra nuk ndodhin aq shpejt sa mund të mendoni. Duhet pak kohë që të mbërrish në pikën kur mund t’ia pasosh shokut topin me sy mbyllur”, tha LeBron. “Mund të them se më pëlqeu mënyra se si luftuam për t’u rifutur në lojë. Ishim mbi dhjetë pikë në disavantazh dhe mundëm të ngushtonim diferencat. Kishte shumë gjëra pozitive”.

Shkarkoni aplikacionin e A2