Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Klubi i makinave të shpejta vetëm për femra

Nga A2 CNN
19 Tetor 2018, 12:22 | Lifestyle

Vetëm pak kohë më parë Hanan Mazouzi Sobati përballej me ngacmime “seksiste” në pistat e makinave në Dubai. E apasionuar pas makinave të shpejta ajo shkonte atje për të ngarë mjetin e saj – me shpejtësi të madhe – edhe pse shumë meshkuj nuk mund ta pranonin faktin që një femër e bënte këtë gjë. “Ata gjithmonë mendonin se unë isha aty për të shoqëruar dikë tjetër. Isha aty vetëm për të mbështetur një mashkull, ose si pasagjere”, kujton Sobati në një intervistë për CNN.

Një tjetër femër e dhënë pas makinave të shpejta, Jalyn Jarvi, konfirmon të njëjtën ndjesi. “Kur parkon aty, ata mendojnë që je e dashura apo gruaja e dikujt”, thotë ajo. “Ndihesh pak në siklet kur të gjithë të ngulin sytë”.

Jarvi është vetëm një nga 80 femra prej 17 kombësive të ndryshme, të cilat Sobati i ka tërhequr nën “brandin” e saj si themeluese e Gazelave Arabe. Shumica e pjesëtareve të klubit të femrave me makina të shpejta janë sipërmarrëse, por ka edhe shtëpiake. I themeluar vetëm dy vjet më parë, klubi vetëm sa rritet.

Porsche, Mercedes, Lamborghini e Ferrari të modeleve të ndryshme janë disa prej makinave që zonjat dhe zonjushat ngasin plot pasion. “Ideja që ne promovojmë është që mund të shkosh në universitet, të kesh një profesion dhe të arrish që me paratë e tua të blesh një makinë të tillë”, thotë Jarvi. “Nuk duhet patjetër të jesh ajo femra seksi që ulet si pasagjere në krah të mashkullit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë