Shpërndarësi i drogës befason policët italianë: Fitoj më shumë në një ditë këtu, se sa në një muaj në Shqipëri

Kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Itali dhe menjëherë kishte nisur të shpërndante kokainë. Kjo është historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar nga autoritetet italiane. Personi në fjalë, për të cilin nuk jepen të dhëna të tjera nga autoritetet, kishte nisur të kontaktonte dhe të shiste fillimisht te personat që banonin rreth shtëpisë së tij në Valfabbrica, pranë Peruggias.

Një dozë 60 euro, çmimi i vendosur prej tij, me të cilin ishte bërë i njohur brenda pak ditësh, duke shtuar në listën e “klientëve” persona nga më të ndryshëm, si studentë, punëtorë, profesionistë të lirë, e shumë të tjerë. Kjo ka qenë edhe një prej arsyeve që “aventura” e tij në shtetin fqinj nuk ka zgjatur shumë, pasi ka rënë në grackën e policëve civilë të cilët kanë kërkuar të blejnë kokainë prej tij, duke u arrestuar në flagrancë.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë, ka qenë shpjegimi që i riu i ka dhënë policëve gjatë marrjes në pyetje. “Kam mbërritur prej pak kohësh në Itali, fillova të shpërndaj menjëherë sepse fitoj në një ditë atë që mund ta fitoj në një muaj në Shqipëri me punë të vërtetë”, ka thënë ai.

Ky artikull është prodhim i A2 CNNExclusive News Channel Affiliate. Lajmet më të fundit, intervista, foto dhe videoekskluzive, gjithçka që ju intereson, mund ta gjeni këtu. Ne ju tregojmëhistori që vlejnë! Na ndiqni në TV, web dhe rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2