Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vidhnin shtëpitë e italianëve, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre dhe një femër

Nga A2 CNN
19 Tetor 2018, 10:40 | Aktualitet

Mediat italiane kanë raportuar se tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Pistoia pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të shtëpive.

Mësohet se dy nga të arrestuarit janë vetëm 19 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Raportohet se personi i tretë i arrestuar është një femër 30-vjeçare edhe ajo shqiptare. Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

Të arrestuarit janë duke u mbajtur në paraburgim në Pistoia, ndërsa policia ushtroi edhe kontrolle të imtësishme në banesat ku jetonin shqiptarët, duke arritur të gjejnë disa sende me vlerë, të cilat mendohet se i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes.

Emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa hetimet janë zgjeruar për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë