52% e shqiptarëve duan të largohen

Më shumë se 50% e shqiptarëve do të donin që të lëviznin drejt një shteti më të pasur me shkollim më të mirë. Këto janë të dhënat që dalin nga një studim i realizuar nga Rusell King i Universitetit të Sussex dhe kërkuesit shqiptar Ilir Gedeshi.

Studimi tregon se migrimi potencial është rritur me 8% në 11 vitet e fundit, nga 44% në vitin 2007, në 52% në vitin 2018. Një ndër arsyet kryesore është gjendja ekonomike, por në ndryshim nga vitet ’90 kur shqiptarët emigruan në mënyrë masive në Greqi dhe Itali, tani mendojnë më shumë për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në periudhën 2015-2016 rreth 65 000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani, por shumica e tyre nuk u pranuan. Megjithatë, që prej atëherë Gjermania ka nisur të mirëpresë mjekë dhe infermierë, thuajse të gjithë të sapo diplomuar.

Që prej vitit 2008 kur kriza globale ekonomike preku edhe Italinë dhe Greqinë, remitancat nga emigracioni në këto dy vende në Shqipëri u pakësuan me 30% dhe 133 544 nga rreth 1 milionë persona janë kthyer në vendlindje.

“Të papunët dhe ata pa ndonjë aftësi apo zanat gjithmonë kanë qenë emigrantë potencialë. Ndërsa tani, edhe ata që kanë një punë të mirë, një profesion apo gjendje të mirë ekonomike duan të largohen”, tha Gedeshi për Reuters.

Shkarkoni aplikacionin e A2