Chelsea ruan rekordin 7-vjeçar, Mourinho e mbyll me sherr (VIDEO)

Chelsea vazhdon të mbetet skuadra e vetme në Premier League që nuk njeh humbje pasi një gol i Ross Barkleyt në minutën e gjashtë shtesë i dha një pikë në sfidën e vështirë kundër Manchester United.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 21-të kur Antonio Rudgier shënoi me kokë duke përfituar edhe nga një gafë e mbrojtjes së United. Miqtë mundën të barazonin vetëm në pjesën e dytë me Martial i cili në të 55’ përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes së Bluve për të dërguar topin në rrjetë nga fare pranë portës. Sulmuesi francez mund të ishte shndërruar në heroin e United kur në të 73’ shënoi edhe golin e përmbysjes, duke përmbyllur shkëlqyeshëm një aksion të Rashford dhe Mata.

Por në minutën e gjashtë shtesë Chelsea rriti të barazonte, pas një rrëmuje të pabesueshme në zonë. Një krosim i Pedros u devijua në shtyllë nga David Luiz, topi përfundoi te Rudiger i cili provoi ta dërgonte në rrjetë por De Gea arriti të grushtonte, me topin që përfundoi në këmbët e Ross Barkleyt.

https://youtu.be/gl2wQvt6al4

Pas golit të shënuar nga Chelsea, një prej pjesëtarëve të stafit të klubit vrapoi duke festuar përpara stolit të United, duke bërë që Mourinho të çohej menjëherë për t’u përballur me të dhe u desh ndërhyrja e sigurisë për të mos e lejuar portugezin ta ndiqte në tunel

Rezultati bën që Chelsea të ruajë një rekord të vendosur prej tetorit 2011, pasi që prej atëherë (humbje 5-3 kundër Arsenal) nuk mundet në “Stamford Bridge” pasi ka qenë në epërsi në pjesën e parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN