Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grisi gjobën e policisë, thirrje shoferëve të ndjekin shembullin e tij

Nga A2 CNN
20 Tetor 2018, 09:29 | Ballkani

Rreth 9500 drejtues automjetesh janë gjobitur në një rrugë në Bristol të Anglisë, me vlerën totale të gjobave që kap shifrën e 280 mijë paundëve, pasi ata kanë lëvizur në një rrugë të dedikuar vetëm për autobusët.

Një prej “viktimave” të autoriteteve, 56-vjeçari Keith Stevenson, po kthehet në një shpëtimtar për të gjithë të ndëshkuarit pasi mori guximin të grisë gjobën e marrë me vlerë 30 euro dhe ta çojë çështjen në gjykatë duke fajësuar sinjalistikën e dobët, duke e fituar çështjen.

Pas vendimit, gjykata u kërkoi autoriteteve të lëshojnë letra paralajmëruese për drejtuesit e automjeteve dhe jo gjoba.

56-vjeçari, i cili jeton në Frampton Cotterell, pasi fitoi çështjen në gjykatë tha se shpresonte që ky vendim të vendoste një “precedentë” edhe për shoferët e tjerë.

Më shumë se 9500 drejtues automjetesh kanë marrë një gjobë me vlerë 30 paundësh, e cila dyfishohet në rast se nuk paguhet menjëherë, për lëvizje në korsinë e dedikuar vetëm për autobusët e vendosur muajt e fundit. Por tashmë, rreth 6 mijë persona e kanë shlyer gjobën. Vlera totale e gjobave të vendosura deri në tani kap shifrën e 280 mijë paundëve.

“U gjobita në qershor kur unë po lëvizja në rrugën e gabuar. Ishte një gabim i sinqertë i imi. Isha në trafik të rënduar dhe kisha edhe një rimorkio nga pas automjetit. Unë lëvizja shpesh në këtë rrugë, por atë ditë isha i hutuar nga një shofer para meje. E kuptova gabimin, por ishte shumë vonë dhe nëse do të kthehesha do të ishte një çmenduri i vërtetë”, tha Stevenson.

Më tej, ai u shpreh se kushdo që e ka shlyer gjobën, duket t’i jepet mundësia ta apelojë atë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani