Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ministri i Jashtëm turk në Prishtinë: Ekstradoni gylenistët

Nga A2 CNN
20 Tetor 2018, 21:50 | Kosova

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të kthejnë në Turqi pjesëtarët e organizatës FETO, të cilësuar si terroriste nga Turqia. Çavuşoğlu ishte të premten në Prishtinë ku u prit fillimisht nga homologu kosovar Behxhet Pacolli e më pas nga Presidenti Hashim Thaçi.

Si Pacolli ashtu edhe Thaçi nuk e përmendën këtë kërkesë, por ishte vetë ministri turk që u shpreh hapur mbi pretendimet e shtetit të tij. “Nuk duam që terroristët të cilët kanë bërë një grusht shteti në Turqi të jetojnë këtu. Presim që ju t’i ekstradoni”, tha Çavuşoğlu. “Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që nga Turqia do të bënin ndonjë veprimtari të paligjshme në vendin tuaj”.

Të njëjtën kërkesë Çavuşoğlu e bëri edhe një ditë më parë në Tiranë, por ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati i dha përgjigje negative, diçka që autoritetet në Kosovë për momentin nuk e kanë bërë.

Në 29 mars 2018 arrestimi dhe dëbimi i gjashtë shtetasve turq shkaktoi debate në Kosovë, ku Thaçi dhe Haradinaj deklaruan publikisht se kjo kishte ndodhur pa dijeninë e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu