Vrasja e gazetarit amerikan në Stamboll, vjen konfirmimi i autoriteteve saudite

Jamal Khashoggi, media advisor to Prince Turki Al-Faisal, leaves the Royal Courts of Justice in central London. The Prince, Saudi Arabia's Ambassador to the Court of St James, won a settlement in his libel action against publishers Hachette Filipacchi Associes and its magazine Paris Match. The magazine published an article in October last year featuring an interview with Laurent Murawiec and extracts from his book 'La Guerre D'Apres' alleging that Prince Turki was closely involved with Al-Qaeda. (Photo by Johnny Green - PA Images/PA Images via Getty Images)
Gazetari i vrarë në Stamboll, Jamal Khashoggi

Marrin tone dramatike lajmet që ora orës shtohen mbi fatin e gazetarit amerikan me origjine saudite Jamal Khashoggi. Sipas burimeve brenda administratës saudite të gazetës New York Times, gazetari është vrarë në ambientet e ambasadës saudite në Stamboll. Lajmi është konfirmuar edhe nga televizioni i Arabisë Saudite, që flet për një “sherr i përfunduar në vdekje”.  

Autoritetet turke kane marre në pyetje punonjësit e konsullatës, ndërsa policia shkencore po kërkon eshtrat e të ndjerit në pyjet përreth qytetit turk, ku mendohet se janë fshehur pas krimit.

Ndërkohë, autoritetet saudite kanë arrestuar 18 nënshtetas të akuzuar për bashkëpunim në krim, si dhe është shkarkuar zëvendës drejtori i shërbimeve sekrete të Riadit, gjenerali Ahmed al Asiri.

Presidenti Trump gjatë vizitës në Arabinë Saudite

Nuk ka munguar reagimi i administratës amerikane, e cila duke ngushëlluar familjarët e Kashoggit i kërkon sauditëve një gjykim ”të drejtë dhe transparent”. Presidenti Trump ka paralajmëruar sanksione ndaj qeverisë saudite në rast se evidentohet përgjegjësia e saj, por masat mund të mos prekin marrëveshjen e fundit ushtarake midis vendeve, që kap shifrën e 110 miliard dollarëve.

Zhdukja dhe tashme vrasja e gazetarit, një nga zërat disidente ndaj regjimit saudit, ka ulur shumë konsensusin ndaj këtij vendi në planin ndërkombëtar. Janë të shumta kompanitë, institucionet dhe personalitetet  që kanë filluar të bojkotojnë ftesat në eventet e organizuara në shtetin e lindjes së mesme, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës.    

Shkarkoni aplikacionin e A2