Superiorja: Ekipet e mëdha fitojnë me përmbysje, Partizani ruan kreun

Dejvi Bregu feston golin e shkëlqyer nga goditja e dënimit

Java e nëntë e Kategorisë Superiore shënon edhe fitoren e ekipeve favorite në sfidat e luajtura në fundjavë. Partizani vuan me Luftëtarin e Mezinit por arrin në pjesën e dytë një fitore tejet të rëndësishme që e mban në krye të klasifikimit.

Penalltia e shënuar nga Telushi në minutën e 54-rt, kalon në epërsi “demat” e udhëhequr nga Skënder Gega pasi rezultati ishte barazuar në fundin  e pjesës së parë nga Vasil Shkurtaj. Ekipi kryeqytetas mban distancën me dy pikë ndaj rivalëve të Skëndërbeut, që disa orë më parë kishin fituar ndaj Kamzës pas 90 minutave të ekuilibruara që panë lojtarët e drejtuar nga Klodian Duro të kishin mundësinë të barazonin golin korçar të Oto Xhon.

Partizani feston pas golit të Telushit

Por ishte pikërisht lojtari më ekspert i Kamzës, ish sulmuesi i Skënderbeut Sebino Plaku që shpërdoroi penalltinë në minutën e 15-të, duke shuar entuziazmin e miqve, pavarësisht disa pritje të mira të portierit korçar Teqja. Goditja e dënimit perfekte e shënuar në minutat finale të ndeshjes nga Dejvi Bregu i vuri kapakun një sfide që në rezultat nuk pasqyroi lojën reale e dy ekipeve.  

Dyshja Partizani-Skënderbeu në këtë mënyrë shkëputet nga vendi i tretë i mbajtur nga Laçi i cili pësoi një humbje të thellë (0-3) nga Teuta e një Latif të papërmbajtshëm në fushën neutrale të Elbasan Arena, e ndikuar edhe nga kartoni i kuq ndaj Redon Xhixhës që i la me një lojtar mangët qysh në minutën e tretë të pjesës së parë.  

Shameti dhe Kordeiro i dhurojnë fitoren Kukësit me golat e tyre

Kurbinasve iu bashkua edhe Kukësi, i cili përmbysi në mënyrë dramatike Kastriotin e vendit të fundit, por që ndaj nën kampioneve u tregua i barabartë dhe pati rastin në fitonte ndeshjen me golin dhe penalltin e humbur nga Roxher. Shameti dhe me pas Kordeiro i dhanë tre pikshin verilindorëve, që ende nuk bindin në lojën e tyre.

Java e nëntë do të mbyllet të hënën me Sfidën Flamurtari-Tirana, me bardheblutë që do përpiqen ti dhurojnë trajnerit të ri Ardi Mema fitoren e parë në krye të Tiranës, pas eksperiencës pikërisht në Vlorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN