Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Akt makabër në Zvicër, shqiptari masakron gjyshen

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 19:49 | Kronikë

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është autori i një akti makabër në zonën e Frauenfeld TG, në Zvicër.

Gazeta ‘Blick’ shkruan se autori i ka prerë kokën gjyshes së tij 74-vjeçare, një shqiptare nga Maqedonia. Sipas gazetës zvicerane, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në apartament ka gjetur vetëm trupin, ndërsa koka ishte e shkëputur. E moshuara shqiptare nga Maqedonia jetonte në Zvicër pasi ishte transferuar nga Italia.

Policia, në zonën e aeroportit në Kloten, ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili është identifikuar si shtetasi Fatmir T. me nënshtetësi italiane.

Sipas të dhënave të para nga hetimet, mësohet se 19-vjeçari nuk është mjaftuar me aktin makabër, por edhe e ka filmuar më pas viktimën, gjyshen e tij, me celular.

Sipas portalit “20 Minuten”, i riu me origjinë shqiptare prej kohësh vuante nga problemet psikike dhe problemet me drogën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu