El Chapo pret dënimin në New York, bashkëshortja 30 vjet më e re ekspozon luksin

Ndërsa bashkëshorti i saj trafikant droge pret të dalë para gjykatës së sigurisë së lartë në New York, Emma Coronel Aispuro nuk është kursyer aspak duke treguar jetën e luksit përmes fotove në rrjetet sociale.

Bukuroshja brune, bashkëshorte e Joaquin “El Chapo” Guzman shpesh pozon me veshje provokuese, aksesorë të kushtueshëm, por edhe me armë.

Bosi meksikan i drogës mendohet të ketë rënë në dashuri me modelen pasi e ka parë në një konkurs bukurie kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe ai 47. Tashmë 29-vjeçare, ajo ka edhe dy vajza binjake me El Chapon, të lindura në vitin 2011 në Los Angeles, duke u bërë kështu automatikisht me nënshtetësi amerikane.

Muajin e kaluar ajo postoi edhe një video në Instagram nga festa e ditëlindjes së dy vogëlusheve, me botën e kukullave Barbie si tematikë.

View this post on Instagram

#barbiestyle 🎀😍

A post shared by Emma Coronel Aispuro (@emmacoronela) on

El Chapo pret të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm ku akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai konsiderohet si një ndër bosët më famëkeq të drogës dhe është akuzuar gjithashtu për vrasjen e mijëra personave ndërkohë që pasuria e tij përllogaritet të jetë miliarda dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2