Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kina teston avionin më të madh amfib në botë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 12:24 | Lifestyle

Në Kinë janë zhvilluar testet e para të avionit më të madh amfib në botë, AG600, i cili është i barabartë me një “Boeing 737”.

Avioni i kreu testet me sukses ditën e shtunë në një zonë bregdetare në qytetin Jingmen në Kinën qendrore.

Në pamjet e publikuara së fundmi në mediet ndërkombëtare duket avioni amfib duke kryer manovra të suksesshme në breg për të marrë pjesë në një ceremoni që shënon ngjarjen.

Ky avion amfib, i cili për nga përmasat është më i madhi në botë i këtij lloji, është projektuar për shpëtimin detar, transportin me rreze të gjatë dhe operacionet zjarrfikëse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë