Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mega-operacion në 12 qytete, 27 në pranga. Xhafaj premton të tjera arrestime

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 10:46 | Kronikë

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë dhënë detaje në lidhje me mega operacionin e zhvilluar në 12 qytete të vendit.

Në deklaratë u bë e ditur se janë lëshuar 44 urdhër-arreste për katër grupe kriminale, ndërsa janë ekzekutuar 27 prej tyre.

Sipas policisë, laboratori i heroinës në Has, grupi i Shijakut dhe arrestimi i dy ish-deputetëve ishin pjesë e këtij operacioni të gjerë. Për herë të parë u bë e ditur edhe fakti se emrat e dy ish deputetëve, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, kanë dalë gjatë përgjimeve për grupin e Avdylajve. Për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

Ndërkohë që për sa i përket grupit të Shijakut janë arrestuar 19 persona për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi i Shijakut drejtohet nga Astrit Avdyli, ndërsa në pranga kanë rënë edhe vëllezërit e tij dhe disa anëtarë të bandës. Ata akuzohen se kanë trafikuar heroinë në disa vende, ndërsa prokuroria ka siguruar provat. Në kërkim për rastin e grupit të Shijakut është edhe Lul Berisha, ish-kapoja i bandës së Durrësit. Ndërkohë që gjatë operacionit për goditjen e katër grupeve kriminale janë arrestuar edhe tre policë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda paralajmëroi arrestime të tjera, pasi u shpreh se nga hetimet ka rezultuar se janë përfshirë në korrupsion disa institucione lokale, nga hipoteka, te bashkia, prefektura dhe institucione të tjera për të cilët vijojnë hetimet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga operacionet për 4 grupet u sekuestruan:

• 3 pistoleta;

•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;

• 1 shotgan;

• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;

• Peshore elektronike;

• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;

• 13 mjete, njëri i blinduar;

• Sasi e konsiderueshme parash;

• Rreth 75 telefona celularë.

Edhe ministry IBrendshëm, Fatmir Xhafaj doli në një deklaratë për mediat, ku tha seoperacionet kundër krimit dhe drogës nuk janë shoë, ndërsa shton se nëbashkëpunim me ndërkombëtarët, Forcën e Ligjit nuk e ndal askush. Ai e mbyllreagimin duke premtuar të tjera goditje së shpejti.“Aksion shembullor i forcave policore në operacion eveçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP.Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total!Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhërakontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT! Forca e Ligjit do të vazhdojë. Kys'është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngriturinstitucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese &partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s'ndalet nga askush. Të tjera goditje erezultate së shpejti”, tha Xhafaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë