Ministri saudit mbi vrasjen e gazetarit: “Një gabim i tmerrshëm”


Adel al-Jubeir, Ministri i Jashtëm saudit

Tre ditë pas konfirmimit të vrasjes të gazetarit disident saudit me nënshtetësi amerikane Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll, vjen reagimi i parë zyrtar i autoriteteve të Riad.

Në një intervistë për kanalin FOX, ministri i jashtëm saudit Adel al-Jubeir ngushëlloi familjarët e gazetarit të ndjerë, duke thënë që “një gabim i tmerrshëm është kryer, që nuk duhet të kishte ndodhur dhe do të kisha dëshiruar të ishte shmangur”.

Ministri mohoi çdo përfshirje në këtë çështje të princit të kurorës Mohammed bin Salman, që vitet e fundit qeveris vendin si pasardhës i mbretit 83 vjeçar Salman, si dhe të krerëve më të lartë të shërbimeve sekrete.  

Gazetari amerikan me origjine saudite, Jamal Khashoggi, i vrarë tre javë më parë në Stamboll

Ministri siguroi që “ata që do të shpallen fajtorë do të përgjigjen deri në fund për këtë akt”.

Reagimi i al-Jubeir vjen pas një prononcimi gjatë fundjavës të presidentit amerikan Donald Trump, i cili edhe pse mbrojti figurën e mbretit duke e quajtur “një patriot i vërtet”, pohoi që në rastin e vrasjes tre javë më parë të Khashoggit “ka patur gënjeshtra dhe intriga” nga autoritetet saudite.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN