Në këtë hotel luksoz lundrues mund të qëndrojnë vetëm 38 fatlumë

Ky hotel ka vetëm 19 dhoma, por të gjitha janë me pamje nga deti. Guntu është një anije luksoze për kroçiera që lundron përmes detit të Setos në krahinën Setouchi në Kaponi, rreth 150 kilometra në perëndim të Osakas.

Anija, e emërtuar kështu për shkak të një specie vendase të një gaforreje blu, është dizajnuar nga arkitekti Yasube Horibe për të ngjasuar me një “ryokan”, një shtëpi miqsh tradicionale japoneze. Në brendësi dominon druri dhe stili minimalist, që të jep një ndjesi qetësie dhe shkëputje nga jeta urbane. “Do të isha tej mase i lumtur nëse udhëtarët që do të ngjiten në bord të mund të përjetojnë luksin e kohës, luksin e lirisë për të mos bërë asgjë”, thotë Horibe për CNN.

Sushi është sigurisht “ylli” i menusë, e mbikëqyrur nga restoranti me famë “Shigeyoshi” i Kenzo Satos. “Këtu mund të ulesh për të ngrënë kurdo që dëshiron dhe të qëndrosh për sa kohë dëshiron. Madje mund të zgjedhësh vetë edhe përbërësit”, shton Horibe.

Përgjatë udhëtimit, udhëtarët mund të vizitojnë ishujt vendas dhe të zgjedhin disa prej aktiviteteve të ndryshme që këto zona ofrojnë, për të marrë maksimumin nga një përvojë e jashtëzakonshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN