Salvini i “çmendur” pas Milanit, “kryqëzon” Donnarumman e Gattuson për derbin

Diskutimet për derbin Inter-Milan nisin që prej hedhjes së shortit të Serie A, por edhe pas takimit, ato zgjasin gjatë.

Këtë herë zikaltrit dolën fitimtarë pas atij goli të shënuar nga kapiteni i tyre, Icardi, i cili përfitoi nga një gafë fëmijërorë e portierit të Milanit, i cili për hir të së vërtetës është vetëm 19 vjeç.

Derbi i kësaj të diele ka përfshirë edhe figurat politike në shtetin përtej Adriatikut, as më shumë e as më pak, por ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini.

Ai njihet si një tifoz i flaktë i kuqezinjve dhe pas një humbje në limite, e aq më tepër në derbin ndaj Interit pas një gafe të portierit, nuk mund të qëndronte pa reaguar, pavarësisht angazhimeve të shumta të tij politike.

Salvini ka “kryqëzuar” portierin Donnarumma për gafën e bërë, e cila rezultoi vendimtare e më pas edhe trajnerin Gattuso, duke ia kaluar plotësisht atyre fajin për humbjen.

Mund të jeshmë dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nukmund të luash në atë mënyrë. Pastaj ndërrimet Bakajoko dhe Abate skandaloze. Donnarumma?Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme”, u shprehSalvini.

Pas kësaj humbje, Milani mbetet në kuotën e 12 pikëve, duke zbritur në vendin e 12 të renditjes, shumë larg nga pritshmëritë e drejtuesve, por mbi të gjitha të tifozëve kuqezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2