“Super operacioni” i policisë në Shijak, lihet i lirë pas 12 orësh Flamur Avdyli!

Nuk ka qëndruar më shumë se 12 orë i shoqëruar në polici Flamur Avdyli, vëllai i Astrit Avdyli, i cili sipas policisë, është drejtuesi i grupit të Shijakut.

Mbrëmjen e së dielës, policia finalizoi një super operacion duke vënë në pranga më shumë se 20 persona, ku disa prej tyre ishin nga familja Avdyli, ku kryesori i arrestuar sipas policisë, është Astrit Avdyli.

Përveç tyre mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua për mungesë provash.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë ‘Orges Albania 2016’ dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën, ish-kapon e Durrësit, që është arratisur.

Shkarkoni aplikacionin e A2