“Anija e Odisesë” gjendet në Detin e Zi

Një anije 2400-vjeçare e paprekur është gjetur në Detin e Zi, duke mahnitur zbuluesit pasi ishte thuajse tërësisht e paprekur, duke e bërë mjetin lundrues më të vjetër të paprekur të zbuluar ndonjëherë.

Anija 23 metra e gjatë u gjet në një zonë të njohur si “varrezë anijesh” ku deri tani janë gjetur edhe 60 të tjera. Por zbulimi mund të hedhë gjithashtu dritë mbi “Odisenë” e Homerit dhe lidhjen e tij pas direkut për të shmangur tundimin nga Sirenat.

Anija u zbulua përmes një nëndetëse të pilotuar nga shkencëtarë britanikë të cilët e lokalizuan anijen greke rreth 50 milje detare nga bregu bullgar. Anija ndodhet në një thellësi mbi 1,5 kilometra në Detin e Zi, ku uji ka mungesë oksigjeni dhe materialet organike mund të ruhen të paprekur për mijëra vjet.

Një pjesë e vogël e saj i është nënshtruar testeve të cilat kanë konfirmuar se ajo është e periudhës së viteve 400 p.e.s.. Drejtuesi shkencor i projektit, Jon Adams, tha se anija ishte ruajtur në gjendje shumë të mirë. Ky fakt ka lejuar zbuluesit që të dallojnë se anija e gjetur është tepër e ngjashme me atë të pikturuar në Vazon e Sirenës, një punim i lashtë që tregon pikërisht Odisenë që përpiqet të shmangë tundimin ndaj sirenave.

Para këtij zbulimi, ishin gjetur vetëm pjesë nga anija kaq të vjetra, deri në 300-vjeçare. Zbuluesit gjithashtu thanë se kjo gjetje hedh dritë edhe mbi distancat e largëta të cilat përshkonin tregtarët e Greqisë së Lashtë.

Në zonë janë gjetur edhe pjesë nga anije të tjera të vjetra deri 2500-vjeçare, të cilat janë të periudhave të perandorive të ndryshme, si romake, bizantine dhe osmane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN