Arrestohen shqiptarët në Itali, vidhnin banesat dhe blinin drogë!

Policia italiane ka shkatërruar ditët e fundit një grup grabitësish, pjesa më e madhe shqiptarë, janë arrestuar nga karabinierët në Busto Arsizio, në provincën e Vareses, në Itali.

Ata akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve në rajonin mes Milanos dhe Vareses. Mediat italiane bëjnë të ditur se me paratë e përfituara kryenin blerjen e lëndëve narkotike për ta rihedhur më pas në treg.

Policia italiane ka dokumentuar rreth 25 vjedhje banesash dhe biznesesh, ku preja e preferuar e grabitësve shqiptarë dhe jo vetëm, ishin bizhutë dhe sendet e tjera të çmuara.

“La Republica” shkruan se hetimet ndaj grupit kanë nisur në fillim të vitit 2016, pas një vjedhje të kryer në një kompani në Milano.

Nga operacioni i koduar “Lecke”, sipas mediave lokale italiane, është zbuluar se një pjesë e grupit zhvillonte biznes me anëtarë të krimit të organizuar shqiptar në Itali.

Policia i zbuloi personave të arrestuar edhe armë zjarri, drogë, por edhe disa shpata.

Shkarkoni aplikacionin e A2