Befason Mourinho: T’i japim edhe një shans Iannin, ta lëmë të punojë

Kur Federata angleze e Futbollit ka nisur tashmë procedimin disiplinor ndaj Marco Iannin, bashkëpunëtorin e trajnerit të Chelsea-t, Maurizo Sarri, portugezi Mourinho ka befasuar duke i dalë në krah.

Iannin dhe trajneri i Manchester United u përfshinë në një incidente pas golit të barazimit të shënuar në shtesë nga “Blutë e Londrës”.

Trajneri luzitan ka bërë apel në mbrojtje të bashkëpunëtorit të Sarrit. Mourinho është shprehur se të gjithë gabojnë dhe Iannin duhet e “meriton” një shans të dytë.

“Dua të falënderoj Sarrin dhe Chelsea-n për qëndrimin korrekt dhe nuk mendoj se Ianni meriton të ndëshkohet më shumë. E ka kuptuar që ka gabuar dhe kërkoi falje. Shpresoj që të gjithë të bëjnë atë që po bëj unë: të mos shkatërrojmë karrierën e një të riu, ndoshta një djalë i zoti dhe një trajner me shumë potencial. Për mua historia u mbyll në momentin që kërkoi falje. Le ta lëmë të punojë, të gjithë gabojnë, madje edhe unë kam bërë shumë gabime në të shkruarën”, tha Mourinho.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN