Kalojnë 3 shtete në një javë drejt “tokës së premtuar”

Një karvan me më shumë se 7200 emigrantë nga Amerika Qendrore vazhdoi udhëtimin e përmes Meksikës jugore, drejt kufirit me Amerikën.

Ata u nisën nga Hondurasi një javë më parë, ndërsa numri i emigrantë është rritur ndjeshëm në këtë grup duke tentuar të ikin nga varfëria dhe nga dhuna e tejskajshme. Duke udhëtuar për dhjetëra milje çdo ditë në të nxehtë, karvani arriti në Tapachula të Meksikës ditën e hënë, por janë ende 1600 milje larg kufirit me SHBA.

Zyrtarët në Meksikës u përpoqën të bllokonin karvanin nga kalimi ilegal dhe i urdhëruan të kërkonin azil, por vetëm pak prej tyre qëndruan përtej kufirit me Guatemalën.

Emigrantët janë shprehur se sapo dëgjuan për grupin e parë të nisur, u bënë menjëherë pjesë e tij, duket e parë atë si një mundësi për të ikur nga varfëria dhuna e shfrenuar e bandave dhe korrupsioni i madh në Honduras. Një emigrant tha se është nisur vetëm me 20 dollarë, por shtoi se ata synojnë të gjithë “tokën e premtuar”.

Por nëse Meksika është treguar disi tolerante ndaj emigrantëve, fati i tyre nuk dihet aspak se çfarë do të ndodhë në kufirin me SHBA. Presidenti Amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij kanë rritur retorikën e tyre kundër emigrantëve ndërsa numri i tyre është gjithnjë në rritje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN