Shtypshkronja me 14 milionë dollarë false!

Një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash, euro e dollarë, false janë zbuluar nga autoritetet bullgare një ditë më parë në një shtypshkronjë në Slanchev Bryag.

Mësohet se kartëmonedhat arrijnë një shumë prej 14.3 milionë dollarësh në total, të cilat u bllokuan nga autoritetet duke mos i lejuar të dalin në treg.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë. “Nga shtypshkronja dhe nga vende tjera të fshehta, janë konfiskuar mbi 11 milionë euro false dhe mbi 1.7 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.

Kartëmonedha të falsfikuara në Bullgari

Autoritetet bullgare bastisën një shtypshkronjë që po shtypte kartëmonedha të falsifikuara sot në Slanchev Bryag. Ministria e brendshme bullgare tha se në këtë operacion u konfiskuan 14.3 milion dollarë kartmonedha të falsifikuara dhe u arrestuan katër persona. Operacioni pasoi një hetim dhjetë mujor të Europolit dhe shërbimeve amerikane të zbulimit.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 22. Oktober 2018

Bastisja në shtypshkronjë, më e madhja që do të zbulohej për 11 vjet, si dhe rreth 30 vende të tjera në shtetin ballkanik, ndoqën një hetim 10-mujor të mbështetur nga Europol dhe inteligjenca e SHBA.

Shtypshkronja kishte pajisje të sofistikuara duke bërë monedhat e cilësisë së lartë, thanë prokurorët që mbikëqyrën operacionin, duke shtuar se katër vetë u arrestuan.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN