Të izoluar totalisht, helikopteri e vetmja zgjidhje! – VIDEO

Që prej muajit prill, dy fshatra të vegjël në Alpet franceze kanë mbetur totalisht të izoluar nga pjesa tjetër si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve dhe mbylljes të së vetmes rrugë që i lejonte zonës lidhjen me rajonet e tjera.

Autoritetet franceze janë mobilizuar dhe po u vinë në ndihmë banorëve të bllokuar duke u siguruar ushqim nëpërmjet helikopterit.

Furnizime me helikopter për dy fshatra franceze

Transporti ajror po siguron furnizimet e nevojshme për dy fshatra të vegjël në Alpet franceze që janë bllokuar krejtësisht pasi rrëshqitja e shkëmbinjve në prill mbylli rrugën e vetme që e lidh atë me rajonet e tjera të Francës. Të mërkurën (më 17 tetor) ata përdorën shërbimet e një helikopteri për të furnizimet me karburant, ushqime dhe transportimin e një makine të bllokuar. Dy të tretat e kostos prej 3,000 eurosh u mbuluan nga banorët dhe pjesa tjetër nga autoritetet lokale. Helikopteri bëri 17 udhëtime anasjelltas me furnizime për 45 banorët e fshatit. Kjo mund të jetë hera e fundit që ata do të marrin furnizime në gjashtë muajt e dimrit.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 22. Oktober 2018

Të mërkurën (më 17 tetor) ata përdorën shërbimet e një helikopteri për të furnizimet me karburant, ushqime dhe transportimin e një makine të bllokuar. Dy të tretat e kostos prej 3,000 eurosh u mbuluan nga banorët dhe pjesa tjetër nga autoritetet lokale.

Helikopteri bëri 17 udhëtime anasjelltas me furnizime për 45 banorët e fshatit. Kjo mund të jetë hera e fundit që ata do të marrin furnizime në gjashtë muajt e dimrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN