U largua me leje nga burgu, por nuk u kthye më në qeli, arrestohet 36-vjeçari – A2

U largua me leje nga burgu, por nuk u kthye më në qeli, arrestohet 36-vjeçari

Ervis Gjini, 36 vjeç, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike ishte larguar me leje nga vendi i dënimit në burgun e Vlorës rreth një vit më parë, por nuk u kthye më kurrë me vullnetin e tij.

Policia e kishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se e ka vënë në pranga ditën e sotme në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

“U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2