Arrestohen shqiptarët, “baronë” droge në Angli

Policia në Angli ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, të cilët janë cilësuar nga autoritetet si baronë droge edhe pse avokatja e tyre është shprehur se ata kanë qenë vetëm “kopshtarë”.

Dy të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në një fabrikë, e cila ka arritur të prodhojë drogë deri në 750 mijë paund. Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç. Oshafi ka pranuar veprën penale dhe ka shfaqur pendesë në seancën gjyqësore. Fabrika e kanabisit është zbuluar të premten, ku me anë të energjisë elektrike prodhohej drogë. Në këtë godinë ndodheshin pajisje të shumta që prodhonin drogë.

Adeljan Oshafi, një nga të arrestuarit

Prokurori Jeremy Oliver ka thënë se në këtë godinë ndodheshin 963 bimë kanabis, me një vlerë që mendohet se është 250 mijë paund deri në 750 mijë paund britanik.

Avokatja e Oshafit ka thënë se ata ishin vetëm ‘kopshtarë’ dhe jo ‘kokë’ siç pretendojnë autoritetet angleze. “Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”,  ka thënë avokatja e shqiptarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN