Futbollisti bën tatuazh mesazhin prekës të të birit pas vdekjes së bashkëshortes

Një futbollist kolumbian ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale duke treguar tatuazhin e tij të fundit në këmbë: mesazhin ngushëllues të të birit pasi kishte humbur bashkëshorten.

“Babi, e di që për ty është e rëndë të jesh pa mamin, por unë do të qëndroj pranë teje. Të dua shumë babi. Ti bën shumë gjëra për mua dhe unë për ty”, ishte mesazhi që vogëlushi i kishte shkruar të atit në një copë letër, shoqëruar edhe me një vizatim të gjithë familjes së bashkuar.

Bashkëshortja e Luis Delgados, portierit të Atletico Bucaramanga, u nda nga jeta qershorin e këtij viti pas një beteje me kancerin e gjirit. Por pasi gjeti disa ditë më vonë mesazhin e të birit, Delgado vendosi ta bëjë tatuazh për ta mbajtur me vete gjithë jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN