Fytyra e këtij djali pushtoi internetin!

Fytyra e një djali 6-vjeçar theu zemrat e mijëra personave në mbarë botën.

Ai festonte ditëlindjen e tij të gjashtë dhe për këtë kishte njoftuar edhe shokët e kopshtit, për të cilën prindërit kishin organizuar një festë modeste në një piceri. Por në fund, ai u befasua. Asnjë prej shokëve të tij nuk i shkoi në festë dhe djali ngeli vetëm!

Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qeska me ëmbëlsira për ftesa, dhe madje kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin. Pasi priti më kot në piceri, mamaja zemërthyer postoi një foto të djalit, duke thënë që nuk do të organizonte më festa për ca kohë.

Por lajmi u bë menjëherë viral pas shpërndarjes së fotos nga mamaja e djalit dhe tashmë gjithçka ndryshoi për të. Mijëra persona e uruan atë për ditëlindje, madje djali i quajtur Teddy mori edhe oferta nga më të ndryshmet.

E papritura më e madhe erdhi nga ekipi Phoenix Sun. Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin.

Shkarkoni aplikacionin e A2