“Unë jam një vrasëse… pse nuk më beson policia?!”

Janet Holt dëshmoi në polici se ka vrarë një burrë, në kuzhinë, me pistoletë. Megjithatë, atë askush nuk po e beson!

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur në vitin e largët 1976 në Derbyshire të Anglisë dhe është dëshmuar së fundmi nga gruaja, e cila në atë kohë ka qenë në moshën 26 vjeçare.

“Unë punoja në fermë dhe nuk kisha as idenë më të vogël të përdorja një armë. Nuk kisha dëshirë ta përdorja. Arma ishte aty. Arrita një moment terrori, isha totalisht e mpirë. Më pas, ndodhi një reagim automatik. E mora atë dhe e përdora. Unë dija se armët kanë një siguresë, por pasi unë lëviza një levë të vogël, ajo u shkrep”.

Viktima i saj i pretenduar është fermeri Fred Handford, nga i cili pretendon se ishte përdhunuar. Ai u rrëzua në tokë i vdekur.

Më pas, Janet rrëfen se doli jashtë dhe e mpirë, qëndroi në oborr për ndoshta 30 minuta, pastaj shkoi gjeti një lopatë, gërmoi një gropë dhe me një karrocë dore e zhvendosi viktimën e saj duke e varrosur më pas.

“Mu desh disa orë ta bëjë këtë. Isha më e fortë se tani, por edhe nëse do ta bëjë një gjë të tillë sot, do të më duhen sërish tre apo katër orë. Por kjo është ajo që bëra”.

Çfarë ndodhi me pas? Epo, asgjë, sipas Janet. Natyrisht, Fred u raportua i zhdukur; policia hetoi, por përfundoi në një nga ato çështjet që kurrë nuk marrin zgjidhje.

Hetuesit në atë kohë dolën në përfundimin se Fred ishte vetëvrarë, ku dyshimi kryesorë ishte shqetësimi i tij me paratë.

Janet jetoi jetën e saj në fermë, e pashqetësuar nga askush. Çuditërisht, ajo dhe Fred ishin partnerë biznesi dhe pasi ai vdiq, ajo bleu fermën nga vajza e tij.

Gjithçka u mbyll në atë kohë pa më të voglin dyshim te Janet, por ajo u rikthye pas 30 vjetësh sërish te kjo ngjarje pasi iu nënshtrua një seance terapeutike regresive me një psikologe, e cila zgjati për 5 orë dhe përfundoi me thirrjen e një ambulance.

Por pavarësisht dëshmisë së saj, policia nuk ka fuqi ligjërisht për ta ndjekur penalisht gruan, pasi përveç pretendimit të saj, nuk ka asnjë provë.

Autoritetet nisën hetimet pas pretendimeve të saj. Ajo mor në pyetje për 3 ditë radhazi përpara se oficerët e policisë të gërmonin tokën në fermën në Derbyshire.

Asnjë shenjë, asnjë mbetje nga ndonjë trup i pajetë nuk u gjet! Ndërsa Janet pretendon se vendosja e disa tubacioneve në atë zonë, mund të ketë lëvizur eshtrat.

Dhe mungesa e eshtrave të një viktime në këtë rast, e bën shumë të vështirë çështjen të besohet se ka ndodhur një vrasje. Janet u la e lirë duke e marr dëshminë e saj si një fantazi të shfrenuar, ose si një viktimë e problemeve psikologjike.

Por kjo ngjarje u rikthye sërish në vëmendje kur një javë më parë, ITV në Angli realizoi një dokumentar të ri. Por a u zbuluan prova bindëse se Janet është një vrasëse?!

Jo. Madje ngjarja është errësuar më shumë pas një seance pyetjesh që Janet zhvilloi me një nga psikologët më të mirë në Britani, Jamie Hacker Hughes.

Përfundimi i tij? Kujtesa e Janet për vrasjen ishte e paqartë, por ajo ishte “bindëse” për dy përdhunimi që ajo pretendon se paraprinë vrasjen, duke e çuar atë në përfundimin se diçka, në fakt, ka ndodhur në atë kohë.

Por sërish, gjithçka mbetet një mister i madh. Në fund, Janet mbetet një ish e dënuar për mashtrim. Në shtator të vitit 1997, ajo kreu një dënim prej 12 muajsh burg, pasi arriti me anë të mashtrimit të vidhte mijëra paund nga avokati ku punonte. “Ajo mund të pretendojë se është një vrasëse, por deri tani ne kemi të konfirmuar vetëm faktin se ajo është një mashtruese, e motivuar vetëm nga lakmia”, ka thënë një zyrtar i policisë.

Ndërkohë, Janet është shprehur se e shkuara e saj kriminale ka ndikuar te pikëpamja e policisë. “Unë mendoj se ata e kanë bindur veten se unë kam probleme me kujtesën. Unë mendoj se policia e ka pasur më të lehtë ta mbyllë këtë çështje”.

Por çfarë mund ta motivojë një grua të futet në një stacion policie dhe të rrëfejë një vrasje që ajo nuk e ka bërë?

Janet duket e arsyeshme në këtë rast. “A dëshiroj të ndiqem penalisht? Jo! A kam dashur të shkojë në gjykatë? Jo! Kur unë mendoj se mund të përfundoj e akuzuar dhe mund të shkoj në burg është e tmerrshme. Por sapo këto kujtime u kthyen tek unë, e kam të qartë se ekziston mundësia që trupi i Fred të gjendet dhe më duhet të jetoj në ankth gjithë kohës”.

“Nëse do të vendosen tubacione të reja në fermë dhe aty do të gjendeshin eshtrat, gjithçka do të fillojë sërish. Kjo mund të ndodhë nesër, javën e ardhshme, vitin e ardhshëm, ose pas 4 vjetësh. Por mendja më qëndron gjithmonë aty”, shprehet Janet.

Megjithatë, ajo kërkon që drejtësia të vendoset në vend dhe pretendon se nuk është fajtore për atë që ka ndodhur. “Ai ishte një tmerr i vërtetë”, këmbëngul ajo. “Dua të them, fillova të shkoja në fermë kur isha vetëm 14 vjeç, ndërsa e gjitha ndodhi 12 vjet më vonë. Me siguri, kjo do të quhej një abuzim në ditët e sotme”.

Në fakt, ka prova se Fred ishte një njeri i dhunshëm. Në dokumentar, këtë e vërteton edhe vajza e tij, Lynette Chapman.

Janet rrëfen se historia e saj e jashtëzakonshme filloi kur ajo ishte adoleshente dhe vendoste kalin e saj në fermën e Fredit dhe e njëkohësisht e ndihmonte atë me punë. Pasi mbylli shkollën, ajo nisi punë në zyrë, por vazhdoi të punonte edhe në fermë. Dy përdhunimet e dyshuara ndodhën në të njëjtën ditë, më 14 maj 1976, kur ajo ishte 26 vjeçe. Ajo thotë se Fred e përplasi atë në tokë në një hambar dhe ajo ishte aq e tronditur dhe e tmerruar se nuk mundi të bënte asnjë reagim për t’u mbrojtur.

Pas përdhunimit të dytë në kuzhinë, Fred i kërkoi që ata të martoheshin. “Isha e tmerruar”, thotë ajo.

Megjithatë, Janet qëndroi e ngurtësuar dhe nuk foli me askënd. Por një ditë u detyruar të kthehej për të ushqyer kafshën dhe e gjeti Fredin në këtë njëjtën kuzhinë. “Frika se do të më përdhunonte sërish, më detyroi të rrëmbeja armën dhe ta vrisja”.

Arma mund të zbulojë gjithçka? Jnaet këmbëngul që arma u mor nga policia kur Fredi u zhduk dhe më vonë ata ia rikthyen sërish vajzës së tij.

Tjetër teori…

Janet, e cila ka punuar në zyrën e një avokati, vrau Fredin për t’i marrë atij fermën! Të paktën këtë beson edhe vajza e viktimës. Ajo mendon se Janet e ka vrarë babanë e saj vetëm për para. “Kush ka përfituar më shumë nga e gjitha kjo? Ka vetëm një person… Mendoj se ka vetëm një person dhe ajo është Janet Holt”, tha vajza e Fred.

Është pohuar se një letër tjetër është zbuluar, ku thuhej se ferma kalonte të pronësi në rast të vdekjes së Fred, por ajo nuk u nënshkrua kurrë dhe ishte e pavlefshme. Por Janet këmbëngul: “Unë e dija që ai kishte folur për testamentin, por e kisha të qartë që nëse ai do të vdiste, atëherë ferma nuk do të ishte e imja, por e vajzës së tij”.

Pas vdekjes së Fred, Janet e drejtoi fermën për 5 vite, ndërsa më pas ajo ja bleu atë vajzës së Fred. Ajo u shit në vitin 2010, edhe pse tani jeton në një fermë tjetër, në Matlock, jo larg nga ferma e parë. Por, a është Janet një femër heroinë apo një mashtruese. Ndoshta është vetëm Fred  – ose trupi i tij – që mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje.

Shkarkoni aplikacionin e A2