Avionët që kalojnë shpejtësinë e plumbit!

Prej 15 vitesh Concorde nuk fluturojnë më, por ata janë të vetmit avionë që tejkalojnë shpejtësinë e plumbit!

Sa i takon fluturimeve komerciale, ata janë të pakalueshëm deri tani sa i takon shpejtësisë.

Avioni u hoq nga përdorimi në tetor 2003. Ai për 30 vite transportonte udhëtarët nga Londra në Nju Jork në jo më shumë se tre orë, duke mbajtur ende rekordin si avioni civil që ka kaluar më shpejt Atlantikun për rreth dy orë, 52 minuta dhe 59 sekonda.

Ata u tërhoqën nga tregu me argumentimin se teknologjia nuk kishte avancuar mjaftueshëm për të siguruar fluturime të suksesshme të tyre.

Por, asnjëherë nuk është hequr dorë nga avionët e tillë dhe “Boom Supersonic” është një kompani që prej vitesh po punon për ndërtimin e një mjeti që të udhëtojë me shpejtësi të tillë dhe të jetë plotësisht i sigurt.

Blake Scholl, themelues i kësaj kompanie zbuloi në një konferencë në Dubai detajet për punën e bërë deri më tani. Ai thotë se mjeti për transport pasagjerësh do të jetë gati në 2025.

Ndryshe nga “Concordet” famëkeq të AirBus, avionët supersonikë të “Boom Supersonic” janë konceptuar më të vegjël. Kapaciteti maksimal i tyre do të jetë 55 persona dhe Scholl thotë se do të eliminohen të gjitha problemet e shfaqura me Concorde-n, si nxehja e madhe dhe deformimi i strukturës së avionit gjatë fluturimit si pasojë e shpejtësisë Avioni pritet të kapë një shpejtësi prej 2714 kilometrash për sekondë dhe të udhëtojë 8300 kilometra pa patur nevojë për furnizim me karburant.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN