Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ishulli parajsë në Hawaii që u zhduk nga hartat! (video)

Nga A2 CNN
25 Tetor 2018, 15:28 | Bota
Ishulli East Island para dhe pas uraganit Walaka

Një ishull i tërë i zhdukur nga harta gjeografike. Kjo është një nga pasojat e uraganit Walaka, intensiteti 5 i të cilit shkatërroi gjithçka çfarë gjeti në Oqeanin Paqësor.

Sipas autoriteteve amerikane, ishulli East Island, një nga tempujt e biodiversitetit ujor rreth 1200 kilometra nga kryeqyteti i Hawait Honolulu, pas kalimit të uraganit është shndërruar në një gjuhë rëre të bardhë, jo më të gjatë se 50 metra.

Uragani Walaka

Largësia nga qendrat e banuara kanë bërë që autoritetet të viheshin në dijeni për zhdukjen nën ujë të ishullit vetëm disa ditë më parë.

Ekspertët shprehen të habitur nga lajmi, duke pohuar që nga studimet e tyre jetëgjatësia e ishullit East Island, si dhe ajo e simotrave të tij përreth, duhet të vihej në diskutim vetëm pas disa dekadave.

Disa nga fokat që banonin në ishullin East Island, tashmë i zhdukur.

Hawaii humb kështu një nga pikat më nevralgjike për ruajtjen e biodiversitetit në zonë. Ishulli ishte shtëpia, ndër të tjerat, e rreth 50 % të një specie të rrezikuar si breshka jeshile e ujit (Chelonia mydas), si dhe qindra fokash murgeshë (Neomonachus tropicali).

https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=W2Pw4aejtUw
Si ishte ishulli në muajin korrik, pak para shkatërrimit

Lajmi po alarmon shkencëtarët dhe ambientalistët ndërkombëtarë. Duke marrë parasysh faktin që uraganët në rajonin e Paqësorit po shtohen çdo vit në numër dhe intensitet, fati i ishujve të Paqësorit duke ti brishtë dhe mbetet për tu parë në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani