Kuvendi “rrëzon” Metën, vendoset fati i Teatrit

Kuvendi vulosi sot fatin e Teatrit Kombëtar. Pas shqyrtimit për herë të dytë dhe rrëzimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Parlamenti vendosi ta rrëzojë përfundimisht dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta mbi ligjin për teatrin.

Kështu nga sot ligji hyn menjëherë në fuqi duke i hapur rrugë ndërtimit të Teatrit të ri, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë.

Në 11 tetor, kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të mazhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti. Opozita mungoi sërish në mbledhjen e komisionit sikurse edhe në sallën e Parlamentit, duke mbështetur atë e quan kauzë të drejtë të aktorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2