Lamtumirë Jack Sparrow, Johnny Depp “parkon” anijen

Johnny Depp nuk do të jetë më protagonist i filmave “Piratët e Karaibeve” pasi Disney synon të rinovim total të stafit. Lajmin e kanë përhapur mediat britanike, sipas të cilave “kapiteni” Jack Sparrow nuk do të mund të udhëtojë më me anijen e tij “Perla e Zezë”.

Depp ka qenë protagonist në pesë filma të tillë në 15 vitet e fundit, por me sa kuptohet nuk është më në planet e producentëve të Disney. Në vitet e fundit 55-vjeçari ka qenë më tepër në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve personale dhe filmi i fundit i serisë ka dalë në kinema katër vjet më parë.

Skenaristi i filmave, Stiuart Beattie, pranoi se Depp nuk do të ishte më pjesë e filmave. “Mendoj që puna e tij ka qenë fantastike. Sigurisht që e ka përvetësuar atë personazh dhe është personazhi me të cilin është bërë më i famshëm”, tha ai.

Beattie mendon se çfarëdo që Depp do të bëjë më pas me karrierën e tij, ai do të mbetet gjithmonë Jack Sparrow, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë financiar, pasi ka fituar 4 miliardë dollarë nga filmat.

Shkarkoni aplikacionin e A2