Milani dështon dhe në Europë, Lacio befason Marsejën

Foto nga goli i parë i Betis

Në ndeshjet e kësaj të enjteje në Europa League nuk kanë munguar befasitë dhe rezultatet surprizë.

Befasia më e madhe ishte humbja e Milanit në shtëpi përballë Betisit, me rezultatin 2-1. Një goditje e rëndë kjo për italianët, të cilët duhej të ringriheshin pas humbjes në derbin me Interin, por tashmë janë kanë përfunduar në krizë.

Mes ndeshjeve të tjera, bie në sy fitorja me përmbysje e Zyrih ndaj Bajer Leverkusen, hapi fals i Karabakut që u mposht në shtëpi nga Vorskla, ndërsa Arsenali fitoi minimalisht në transfertë me Sportingun e Lisbonës.

Në ndeshjet e tjera, Lacio fitoi 3-1 në fushën e Olimpik Marsejës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ku mund të veçohen edhe fitoret e Çelsit, dhe goleadat e spanjollëve të Vijarealit, që fituan 5-0 me Rapidin e Vjenës dhe suksesi 6-0 i Sevijas me Akhisarin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN