Pakot me eksplozivë: Presidenti Trump akuzon mediat

Forca policore të specializuara në asgjesimin e lëndëve plasëse kontrollojnë hapësirën përreth selisë të CNN në Nju Jork.

Pas zbulimit të pakove me lëndë shpërthyese të dërguara në adresë të eksponentëve të lartë të partisë demokratike ne SHBA, përfshirë ish presidentin amerikan Barak Obama dhe ish kandidaten për presidencën, Hilari Klinton, numri një i Uashingtonit i bëri thirrje mediave të heqin dorë nga retorika armiqësore.

Donald Trump u zotua se autorët do të kapeshin, ndërsa mediave u kërkoi ti jepnin fund negativitetit, sulmeve dhe lajmeve të rreme. 

Ata që janë të përfshirë në arenën politike nuk duhet ti trajtojnë më kundërshtarët politikë si të këqijtë e historisë”, tha presidenti.  Por kritikët e akuzuan presidentin për hipokrizi pasi, ai shpesh përdor gjuhë armiqësore kundër kundërshtarëve të tij dhe mediave.  

Presidenti amerikan Donald Trump 

Një pako më lëndë të dyshuar shpërthyese u gjet edhe në zyrat e CNN në Nju Jork, të cilat u evakuan menjëherë dhe gazetarët raportuan nga jashtë godinës.

Personeli i CNN i evakuar pas lajmit për pakon bombë 

Sipas burimeve të inteligjencës, shënjestra e vërtetë kishte qenë ish kreu i Cia-s John Brennan, i ftuar shpesh në studio e CNN.  FBI është vënë në kërkim të dërguesit të pakove dhe paralajmëron se mund të ketë dërgesa të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2