Reperi dhuron 2 mln dollarë për një shkollë!

Puff Daddy do të dhurojë plot 2 milionë dollarë për një shkollë, e cila synon të ndihmojë fëmijët pa mbështetje në Nju Jork.

Reperi zbuloi për mediat se shkolla “Capital Prep Charter” do të çelet zyrtarisht në Bronx vitin e ardhshëm. Kjo do të jetë shkolla e tretë që Daddy financon me donacione, pas atyre tashmë në punë në Harlem dhe Bridgeport në Connecticut.

“Dua që fëmijët tanë të kenë akses në gjithçka për të patur sukses në të ardhmen, në shkollë dhe jetë”, tha ai.

Fillimisht shkolla për fëmijët në nevojë në Bronx do të hapë dyert për 160 nxënës të moshave 11-13 vjeç, por më pas do të zgjerohet edhe për 650 nxënës të tjera të moshës 11-17 vjeç. Ne një video të postuar në “Instagram”, Diddy tha se për fëmijët, edukimi është gjëja më e rëndësishme. Ata mund të jenë liderët e të nesërmes, ata që luftojnë padrejtësitë. Duhet t’i përgatisim për botën ku ne po jetojmë, përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2