Ultrasit e Marsejës sulmojnë autobusin e Lacios

Stafi i skuadrës së Lacios, së bashku me lojtarët, është përballur me një situatë aspak të këndshme gjatë rrugës së tyre për të mbërritur me në “Stade Velodrome”.

Mediat franceze raportojnë se një grup tifozësh i skuadrës franceze kanë goditur me gurë dhe me mjete të forta autobusin e skuadrës italiane.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as përplasjet mes dy grupeve të tifozërive, si dhe përleshjet me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës.

Pavarësisht situatës aspak normale gjatë arritjes në stadium, lojtarët e Lacios duket se nuk janë ndikuar fare nga kjo dhe në fushën e lojës kanë dhuruar spektakël, duke triumfuar me rezultatin 1-3.

Wallace shënoi golin e parë që në minutën e 10, Felipe Caicedo realizoi golin e dytë në të 59-ën, ndërsa në fund ishte Adam Marusic që e vulosi ndeshjen në 1-3 për skuadrën e Lacios.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN