Futbollisti mbjell pemë sa herë shënon gol!


14-vjeçari Lesein Yes

Futbollistë të ndryshëm kanë mënyra nga më të ndryshmet për festimin e golave të tyre gjatë ndeshjeve.

Por ajo që bën një futbollist i ri në Kenia është me të vërtetë e rrallë dhe për t’u marrë shembull. Lesein Yes është një adoleshent vetëm 14 vjeç, por është bërë lajm në mediat botërore pasi e feston golin në mënyrë të veçantë dhe në shërbim të natyrës.

Adoleshenti mbjell një pemë sa herë që shënon gol. Ai ka rrëfyer se e ka bërë këtë gjë pasi ka mësuar dhe dëgjuar për shpyllëzimin.

Djali 14-vjeçar shpreson që kjo iniciativë e tij të shtrihet në të gjithë kontinentin afrikan.

Ai thotë se deri tani ka arritur të realizojë 31 gola, ndërsa ka mbjellë 25 pemë.

Do të ishte një mrekulli në shërbim të natyrës nëse këtë gjë do ta bënin edhe emra të mëdhenj të futbollit, si Ronaldo apo Messi, pasi me numrin e madh të golave, do të kishin ndërtuar një pyll”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN