Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Karvani me të varfrit nga Hondurasi i drejtohen kufirit me SHBA (Galeri)

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 14:20 | Bota
Me mijëra të dëshpëruar nga Hondurasi po i drejtohen kufirit amerikan

Beteja e re politike që po ndaj administratën amerikane, opozitën dhe opinionin publik nuk ka të bëj me Rusinë e Putinit apo situatën në Siri, por me një lum me njerëz që janë nisur së bashku nga Hondurasi i varfër për të realizuar ëndrrën e kalimit të kufirit amerikan. 

Mbi 7000 persona, mes tyre edhe shume gra dhe fëmijë, i janë bashkuar karvanës së nisur nga qyteti i San Pedro Pula, duke përshkuar në këmbë mijëra kilometra dhe duke kaluar me lehtësi kufijtë e Guatemalës por duke arritur edhe të depërtojnë në Meksikë, pavarësisht tentativave të policisë lokale për ti bllokuar. Për pak qindra që u ndaluan në kufijtë zyrtarë, me mijëra kanë vërshuar në shtigje të paprekura ose duke notuar në lumenj, për tu ribashkuar gjithmonë me trungun qendror të karvanës.

Për të arritur në kufirin amerikan, hondurenjëve do i duhet të paktën disa javë, por autoritetet amerikane po përgatiten për të bllokuar çdo tentativë depërtimi.

Me një mesazh në Twitter, presidenti Trump deklaron refuzimin e tij ndaj karvanit nga Hondurasi. 

Vetë presidenti Donald Trump është shprehur në Twitter kundra lëshimit të statusit të refugjatit për pjesëtarët e karvanës, madje me emër të sekretarit të Shtetit James Mattis  ka deklaruar që rreth 800 ushtarë do i shtohen 2100 forcave kufitare të pranishme në tentativën për të zmbrapsur hondurenjët, të cilëve ndërkohë u janë bashkuar persona të ndryshëm nga Guatemala dhe El Salvador.

Hondurasi është një nga vendet me të varfër të Amerikës të Jugut, dhe sigurisht një nga më të dhunshmit, duke mbajtur rekordin e vrasjeve në përqindje me popullsinë, që kap rreth 9 milion banorë.  

Mundësia që elementë kriminale të depërtojnë në kufijtë amerikanë ka qenë një kartë shumë  e shfrytëzuar nga Administrata Trump. Vetë presidenti ka bërë të nënkuptohet që iniciatorët e karvanës mund të jenë përdorur politikisht, por pa treguar prova konkrete për këto akuza.

A2 CNN Livestream

Dita jonë